Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës, me temën “Fact Checking: Sa janë qytetarët të vetëdijshëm dhe a bëjnë verifikim të lajmeve?”, raporton Ekonomia Online.
Të pranishmit në këtë panel diskutimi, thanë se mediet gjatë raportimit për zhvillimet e fundit në veri të vendit janë treguar të matura, por që ka pasur edhe postime të cilat kanë qenë të pakonfirmuara.
Ata theksuan se edukimi medial qysh nga fëmijëria është shumë i rëndësishme në mënyrë që qytetaret mos të bien pre e lajmeve të rreme dhe të dinë se si ti përdorin mediet.
Festim Rizanaj – Hulumtues në Hibrid.info, tha se mediet janë treguar të matura gjatë raportimit për sulmet terroriste në veriun e Kosovës, sipas tij, informata që kanë qenë të konfirmuar janë plasur, e ato që kanë që të pakonfirmuara janë bërë të ditura për publikun që ajo informatat është e pakonfirmuar.
Ai tha se ka pasur edhe postime që nuk janë lidhur me ngjarjen që ka qenë duke ndodhur në veri, por që kanë qenë ngjarje në vendet e tjera.
“Ngjarja e fundit që ndodhi në veri ishte një ngjarje kobshme, në shikime të lër mediet janë treguar të matura gjatë atyre zhvillimeve, informatat e konfirmuar gjithmonë i kanë plasuar dhe ato të pakonfirmuara gjithmonë janë bërë të ditura se janë të pakonfirmuara. Ka pasur plasim të pamjeve që gjoja janë pamje nga veriu, janë paraqitur pamje të të plagosurve në veri që kanë qenë nga konflikt në Nagorno-Karabakh. Ka pasur pamje të një snajpersiti të Kosovës, por kur kemi kërkuar ka qenë e një snajperisit gjerman. Këto përmbajte kanë pasur një rivalitet të madhe që ka pasur me mijëra reagime, dhe dashje pa dashje kemi rënë pre e tyre”, tha ai.
Rizanaj tha se qytetar nuk duhet që ti ndjekin faqet që janë të dyshuara, sipas tij, edukimi medial është i rëndësishëm pasi kjo do të mësoj audiencën se si me i përdor mediat.
“Përveç asaj që ata nuk duhet që ti pëlqejnë faqet që nuk e din se kush është prapa tyre. Edukimi medial u mëson se çka është media në përgjithësi. Edukimi medial e mëson audiencën se si mi lexua këto, me i dalluar këto, por njëkohësit me ditë me i përdor mediet ashtu siç duhet. Clickbait është fomra që përdoret më shumë”, tha ai.
Dorentina Kastrati, Koordinatore e Projekteve, gazetare, hulumtuese dhe ndihmës redaktore në BIRN, tha se gjatë raportimit për zhvillimet në veri, mediet më serioze janë munduar që të jenë më të kujdesshme në raportim.
“Dita e diel na ka gjetur të gjithëve në punë, ideja nuk ka qenë që me i mbulua vetëm zhvillimet që kanë qenë por edhe me i verifikua ato informacionet. Mediet që janë më serioze janë mundura që të jenë më të kujdesshme. Nëse kanë pasur një informacion të pa konfirmuar e kanë shkrua, nëse ka qenë me burime kanë thënë që është me burime”, tha ajo.
Ajo tha se në facebook ka me mijëra faqe që shpërndajnë lajme të rreme dhe këtë e bëjnë për përfitime, sipas saj, për shkak të kësaj është e rëndësishme që edukimi medial të bëhet qysh në fëmijëri.
“Njerëzit janë të ndarë në grupe grupe se cilat media i përcjellin e cilat jo. Po besoj që i ka zënë pak të pa përgatitur, por gjithë ku avancim i teknologjisë i ka zënë njerëzit se nuk e din se çka është duke ndodhur. Ata punojnë që më bë lajme të rreme, sepse marrin pare nga ajo. Janë faqe në facebook që janë të pa numërta, po besoj që njëra prej zgjidhjeve kish me qenë edukimi medial qysh në fëmijëri”, tha ajo.