Demokracia për Zhvillim (D4D ) mbajti sallonin e së martës me titull “Fuqizimin e komuniteteve: rëndësia e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV-së” raporton Ekonomia Online .
Në panel diskutimi morrën pjesë Dr. Fatmire Kollçaku – Epidemiologe dhe Deputete ; Dr. Izet Sadiku – Koordinator i Departamentit të Shëndetësisë dhe Doktoresha Fetije Feta.
Në këtë diskutim u theksua rëndësia e vaksinës HPV qe parandalon një sëmundje e cila është kanceri i qafës së mitrës , sëmundje kjo e cila prek shumë gra dhe rreth 100 janë diagnostifikuar në Kosovë këto vitet e fundit .
Në konferencë u theksua që vaksina HPV është një vaksinë shumë e rendësishme e cila jepet ne Kosovë që nga viti i kaluar por edhe në këtë vit .
Doktoresha Fatmire Kollçaku theksoi rëndësinë e marrjës së kësaj vaksine duke treguar që edhe janë siguruar 300 doza të kësaj vaksine dhe po punohet qe ta futet në kalendar të vaksinave . Ajo theksoi rëndësinë e mediave për ta promovuar këtë vaksinë si edhe theksoi që vaksinimi në Kosovë është një storie e suksesit duke pasur parasysh vaksinimit gjatë COVID.
“Objektiv e rëndësishme për të gjithë është mbrojtja e shëndetit janë siguru 300 doza dhe po punojmë që ta fusim këtë vaksinë në kalendarin e rregullt . Vaksinimi është një storie e suksesshme e Kosovës si edhe ne kohën e Pandemisë por edhe në kohët e tjera . Kemi ekipe të trajnuara dhe profesionaliste në këtë aspekt .Kjo vaksinë ndihmon në parandalimin e kancerin e qafës së mitrës , është e rëndësisishme sepse kjo e parandalon këtë kancer si edhe vizitat e rregullta na ndihmojnë në një problem të madh . Duhët punuar edhe me terapi edhe me të gjitha pjesët që na ndihmojnë në këtë aspekt. Mediat luajn rol të rëndësishëm për promovimin e vaksinimit”
Koordinator i Departamentit të Shëndetësisë Dr. Izet Sadiku theksoi poashtu rëndësinë e kësaj vaksine duke marrur parasysh që kjo sëmundje zakonisht zbulohet vonë , dhe vaksionimi duhet të jetë primar. Ai shtoi faktin që duhet bërë një fushatë e mirë ndërgjegjësimit për këtë lloj vaksionimi për të gjitha gratë e vajzat e reja ai theksoi edhe faktin qe Komuna e Prishtinës po bën një bashkëpunim me UNICEF për ndërgjegjësimin e vaksionimit për këtë sëmundje .
“Deri tash nuk kemi pasur vaksinë sepse ky kancer shpesh zbulohet vonë dhe qëllimi jonë është të i udhëzojmë gratë që ta bëjnë këtë analizë sa më heret dhe ta parandalojmë . Duhët bërë një fushatë ndërgjegjësimi për gjitha vajzat e reja edhe për gratë . Në Prishtinë jemi duke bërë një fushatë më Unicef për jepjën e këtyre vaksinave . Këtë vaksinë duhët ta marrin edhe burrat edhe gratë te dy dozat të cilat do kenë efekt në ndalimin e këtij kanceri .”
Doktoresha Fetije Feta theksoi se kjo është vaksinë e rëndësishme dhe shumë e pritur nga ne si shëndetësi sepse ne duam që ta kemi këtë vaksinë në kalendar të vaksinimit dhe shtoi që duhet berë obligative, ajo theksoi që Ministrina e Shëndetsisë po bën plane që ti vaksinojmë vajzat e grupmoshave te kalsës së 6-të .