D4D publikon raportin: Në medie e rrjetet sociale po përdoret gjuhë e urrejtjes e raciste

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 12:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka mbajtur konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”, raporton Ekonomia Online.

Aty ku janë prezantuar të gjeturat kryesore nga monitorimi i portaleve dhe rrjeteve sociale ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë me fokus gratë, komuniteti LGBTI+, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive e Institutit D4D, ka treguar se për gjatë një viti sa është bërë monitorimi i 20 585 artikuj, prej të cilave 3 461 lajme në medie.

“Nga ky raport janë dal gjithashtu edhe rekomandime për politikanë që synojnë luftimin e gjuhës se urrejtjes në platforma mediatike, ndër rekomandimet kryesore janë zhvillimi i një Kodi të Praktikës së Kosovës në përputhje me standardet e BE-së që gjendet në Kodin e Përforcuar të Praktikës për Dezinformim (KPPD) më 2022 dhe Shoqëria civile dhe organizatat e mediale duhet të krijojnë dialog të qëndrueshëm dhe formal, me synim për të mbështetjen zhvillimin e legjislacionit gjithëpërfshirës për dezinformim dhe lajme të rreme”.

Ndërsa Edona Krasniqi, Drejtore e Departamentit për Grantdhënje është shprehur se në medie dhe në rrjete sociale gjuha që përdoret për të përshkruar brengat e grupe të ndryshme si të komunitetit LGBTI, personave me aftësi të kufizuar dhe grave kanë edhe një ndikim të madh edhe tek opinioni publik.

Allen Meta, menaxher i Projektit ka thënë se njëri nga rekomandimet kryesore ësgtë lansimi i një fushate mbi edukimin medial.

“Ky rekomandim ka dal edhe nga takimet që i kemi zhvilluar edhe gjatë takimeve me gazetar dhe redaktor”.

Kurse, Niman Hajdari, zëvendës-Avokat i Popullit ka thënë se është e rëndësishme edukimi për të drejtat e njeriut sepse është domosdoshmëri për një shoqëri demokratike.

“…ky edukim duhet të ndodh si në shkolla, si në universitet sepse duke mos pasur një edukim kemi raste të tilla ku atakohen grupe të ndryshme shoqërore. Mirëpo duhet të dimë që lira e shprehjes është apsolute mirëpo mbaron aty ku atakon tjetrin”.

Marigona Shabiu, nga YIHR, tha se kur është atakuar komuniteti LGBTI nuk ka pas fare pak reagim dhe mbështetje publike, as nga aspekti politik, as nga kryeministri.

“Kemi gjuhën e urrejtjes edhe ndaj javës së krenarisë dhe ndaj ofendimeve që i bëhen këtyre komuniteteve e poashtu edhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë nuk merret parasysh. Mirëpo ne si shoqëri civile duhet të jemi më vigjilent pa marr parasysh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre”.

Bajram Ilazi, nga Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian, tha se pjesëtarët e komuniteteve nuk ndër veprojnë me komunitetin shqiptar, duke e quajtur këtë paragjykim, raporton EO.

“…disa nga portalet kosovare nxisin edhe gjuhë të urrejtjes duke përdorur terma ofenduese duke ju referua si magjup, shkije. Ne e kemi edhe ligjin kundër diskriminimit, por nuk respektohet gjithashtu e kemi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të cilët nuk merren as shumë me këtë gjuhë që përdoret nga mediat”.

Të ngjashme