Dacic Gjermanisë: Mos na poshtëroni me kërkesën për njohje të Kosovës

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 16:22 | Nga

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, e ka quajtur kundërprokduktive deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton GazetaMetro.net

“Është absolutisht kundërproduktive dhe që disa ministra të punëve të jashtme dërgojnë në Beograd mesazhe arrogante se duhet njohur pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj të ua kujtoj se ku ishte veprim i njëanshëm dhe se Serbia është e gatshme për dialog për të gjetur zgjidhjen, por këtë ju në BE nuk dëshironi të dëgjoni”, ka thënë Dacic.

“Duke parë rëndësinë që ka Kosova për Serbinë, mos na lëndoni e poshtëroni. Ne jemi për marrëveshje, por marrëveshja do të thotë respektim i interesave të të dyja palëve”, është shprehur Dacic.

Me këtë ai aludoi në deklaratën e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili të mërkurën kërkoi haptazi nga Serbia të pranonte shtetin e Kosovës, duke nënshkruar marrëveshje që i obligon ligjërisht të dyja shtetet, e me të cilën Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, por të mos e njoh formalisht atë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme