Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka konfirmuar se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton mund të vizitojë rajonin në fund të gushtit nëse do të kishte indikacione pozitive që Prishtina mund të heqë sanksionet.
“Ardhja e Boltonit do të thoshte që çështja e Kosovës për SHBA-të në nuk është çështje e kryer, domethënë njëra palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, dhe se pavarësia e Kosovës në mënyrë të njëanshme është në këmbë të lëkundshme”, tha kreu i diplomacisë serbe për “Kuririn” serb, transmeton Klan Kosova.
Mediat serbe kanë raportuar të martën se John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të gushtit, ndoshta në fillim të shtatorit.
Sipas këtyre mediave, vizita e nivelit të lartë varet nga ajo nëse Prishtina e heq taksën prej 100 përqind për mallrat serbe, transmeton Klan Kosova.