Daçiq: Brukseli konfirmoi të gjithë frikën tonë se Kosova s’e dëshiron Asociacionin

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raundi i fundit i dialogut në Bruksel konfirmoi siç tha ai “të gjithë frikën e Beogradit dhe deklaratat që zyrtarët serbë kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve se Prishtina absolutisht nuk dëshiron të zbatojë të gjitha ujditë e arritura, por edhe marrëveshjet e fundit si ajo e Ohrit.

Daçiq mes tjerash tha për RTS se në takimin e mbrëmshëm sipas tij ka munguar bashkëpunimi i Kurtit, i cili ishte arsyetimi për votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai shtoi se është i interesuar se çfarë do të ndodhë me atë procedurë tani nëse Kosova thotë se nuk do të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në takimin e mbrëmshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, palët u dakorduan për deklaratën e personave të pagjetur, ndërsa nuk arritën pajtueshmëri rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të ngjashme