Daçiq: E vështirë marrëveshja me njohje të Kosovës, shqiptarët nuk mund t’i kenë dy shtete

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, porse ai është vështirë i arritshëm nëse pala shqiptare mendon se kompromisi është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse-dikush pret se zgjidhja e problemit është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës , e jo që në Prishtinë të krijohet një mençuri politike që të shkohet në kompromis, ashtu siç ka qenë rasti me Athinën e Shkupin, në këtë rast vështirë se do të ketë marrëveshje”, citon b92 të ketë thënë Daçiqi në Forumin e ekonomik të Delfit.

Ai nuk ka mundur pa përmendur obsesionin në Serbi se “po formohet Shqipëria e madhe”.

“Në Prishtinë ka 100 herë më shumë flamuj të Shqipërisë se sa të Kosovës. Vetë liderët e Kosovës thonë se nuk u pëlqen flamuri i tyre, se flamuri shqiptar është flamur i tyre. Mos të bëhemi naivë se Kosova e Shqipëria do të jenë dy shtete”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se shqiptarët nuk mund të jenë popull në Evropë që do t’i ketë dy shtete.

“Të jemi realistë, ata e duan Shqipërinë e madhe, le ta formojnë, por jo m serbët”, ka thënë ai.

“Në Kosovë gjendet Patrikana Kishës Ortodokse Serbe. Cili serb mund të pranojë se ajo është shqiptare”, ka thënë Daçiq.

E ka përmendur edhe Prizrenin, cili, ka thënë ai, dikur ka qenë kryeqytet i parë i serbëve.

“Tash në Prizren jetojnë vetëm 25 serbë”, është ankuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme