Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivca Daçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Algjeria, Sabri Boukadoum.
Ai falënderoi këtë vend për siç tha “qëndrimin parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvojat e të dyja vendeve në luftën kundër pandemisë Covid-19, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Tanjug.