Daçiq i kundërpërgjigjet Pacollit për (ç)njohjet: “Arma” jonë është e vërteta

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i është kundërpërgjigjur një deklarate të homologut të tij kosovar, Behgjet Pacolli e bërë për fushatën që shteti serb po ndërmerr për të bindur shtete që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pacolli ka thënë se është në dijeni që Serbia po ju premton shteteve afrikane mjete financiare dhe armatim në këmbim të kësaj.

Daçiq ka thënë se “E vërteta është “arma” e vetme që po përdor Serbia për të bindur vende që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm nga Kosova”, shkruan Vecernji Novosti, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme