Rezultati i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit kundër pranimit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm.
Kështu ka deklaruar mnistri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se numri i votave kundër saj mund të ketë qenë mbi 60 siç tha ai “po të ishin në sallë vendet tona tradicionalisht miqësore”
“Rezultati mund të ketë qenë më i mirë për Serbinë, por ka rrethana objektive, sepse disa vende nuk ishin as prezente, të cilat janë miqtë tanë tradicionalë”
Dje, tha ai, shkruajti në një letër në Ministrinë e Punëve të Jashtme se e parashikoi që në votimin e sotëm në Dubai do të kishte 56 vota kundër Kosovës.
“Kjo është ajo që ndodhi, sepse ato janë vende parimore që mbajnë pozicionin e tyre dhe të cilët nuk kanë frikë të flasin publikisht për këtë”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Në një konferencë shtypi pas një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Lesotos, i cili gjithashtu votoi sot kundër pranimit të Kosovës , Daçiq tha se në sallë, kur u votua në Dubai, ata nuk ishin përfaqësues të Indisë, Sri Lankës, Ishujve Komore, Papua Guineas së Re, Republikës Dominikane, transmeton Klan Kosova.