Daçiq: Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

“Për ne çështja e Kosovës është e zgjidhur përgjithmonë, sepse Kosova është pjesë përbërëse e qenies sonë dhe pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, ka thënë ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Ai këtë e ka thënë në një tubim parazgjedhor në Çaçak.

Ai gjithashtu ka thënë se kur vendi është në vështirësi, ka nevojë për unitet.

“Dhe sot për Serbinë është vështirë, ndoshta më së vështiri që nga bombardimet dhe “agresioni” ndaj vendit tonë, dhe ju jeni dëshmitarë se sa e vështirë ka qenë atëherë sepse ju keni qenë viktima, keni qenë viktima të këtij agresioni”, tha ai.

Sa i përket rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës që u miratua në Kombet e Bashkuara, Daçiq ka thënë se kjo është bërë për shkak të fuqive të mëdha për të “justifikuar krimet që ata kanë kryer kundër popullit tonë në vitet 1990”.

Të ngjashme