Ivica Daçiq, akoma po merret me Malin e Zi dhe thotë se, Mali i Zi është përzi në punët e brendshme të Serbisë dhe se ka mërzitur serbët me veprimet e tyre!
Ai i referohet gjendjes së serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejtë legjitime e Serbisë.
Por hatërmbetje në Serbi ka edhe për njohjen e Kosovës.
“Është e palejuar të thuhet se Serbia po përzierje në punë të brendshme, ndërsa Mali i Zi si nuk duhet është përzie në punët e brendshme të Serbisë dhe e preku integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESCO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës”, tha Daçiç.