Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se nuk e di nëse është e saktë informata se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Daçiq, sipas mediave serbe, ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Administrata amerikane nuk e sheh Kosovën si ‘një foshnjë të vetën’, por po përpiqet të jetë objektive.
LEXO Edhe: Lushtaku beson se Kosova do të jetë me ushtri më 28 nëntor
“Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defansivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se, nga ana tjetër, pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë.
“Njerëzit kanë një mirëkuptim për argumentet tona. Ne vazhdojmë politikën e tërheqjes së njohjeve (pavarësisë së e Kosovës)”, tha Daçiq.
Një gazetë kosovare të shtunën ka raportuar se Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së.