Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë në New York-ut se në periudhën e ardhshme do të ketë edhe vende të tjera që do ta tërheqin njohjen ose ngrijnë vendimet e njohjes së Kosovës,
“Unë mund të them hapur, siç ka njoftuar Presidenti (i Serbisë (Aleksandar Vuçiq)), që qytetarët tanë mund të jenë të sigurt se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë vende që do ta tërhiqen ose pezullojnë, ngrijnë vendimet e njohjes së Kosovës ”, tha Daçiq mbrëmë në Neë York, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai shtoi se nëse do të kishte votim në Interpol, Kosova me siguri nuk do të kalonte sepse forcave iu bashkuan ministritë e punëve të brendshme dhe të jashtme dhe presidenti i Serbisë.