Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se janë krijuar kushte ndërkombëtare që një kompromis i mundshëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës të verfiikohet dhe përjetojë garanci ndërkombëtare.
Sipas Prishtina nuk dëshiron të bëjë kompromis dhe ndalon vazhdimin e dialogut, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se niveli i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës,është për “një oktavë më ulët”, për shkak të siç ka thënë ai “efuzimit të Prishtinës për të tërhequr taksën mbi produktet serbe, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, porse nën ndikimin e Beogradit e kuptuan se nuk ka zgjidhje pa kompromis .
“Ata e kuptuan këtë dhe tani janë në një situatë ku Kosova perceptohet si pengesë për arritjen e zgjidhjes përfundimtare ”
Kryediplomati serb theksoi se letra e Ëashingtonit drejtuar liderëve kosovar domethënë se mbështetja e SHBA dhe niveli i marrëdhënies së paku një oktavë më ulët, dhe se anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan në Prishtinë është edhe një mesazh simbolik.
Sipas tij, Prishtina nuk dëshiron kompromis dhe se nuk do t’i pranojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, gjë që pengon vazhdimin e dialogut, transmeton Klan Kosova.
Ai thekson se do të ishte e rëndësishme që Serbia të vazhdojë dialogun dhe të mos humbë kohë, pasi interesat aktuale dhe administrata në Shtetet e Bashkuara i korrespondojnë interesave serbe.