Daçiq nuk e lejon kundërshtarin politik ta shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit

| 08 Dhj 2023 | 12:09 | Nga

Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS) publikoi një video të paraqitjes së përbashkët të liderit të DSS-së së Re, Millosh Jovanoviq dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq.

Ky i fund nuk lejoi Jovanoviqin të shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit gjersa Daçiq e mohoi se ishte nënshkrues i saj.

Gjatë një daljeje të përbashkët në Radio Televizionin Serb (RTS), Jovanoviq tha se Daçiq ishte pjesë e Qeverisë, e cila u pajtua që negociatat për Kosovën të zhvendosen nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian.

“Në vitin 2011 qysh në fillim të dialogut teknik ua njohëm letërnjoftimet dhe u dhamë kopjet e librave kadastral dhe të amzës. Në vitin 2013, Daçiq ju i keni vendosur inicialet në Marrëveshjen e Brukselit dhe keni hequr gjykatat tona në veri, kemi tërhequr mbrojtjen civile”, tha Jovanoviq.

Të ngjashme