Daçiq: Plani franko-gjerman i dhimbshëm për Kosovën dhe Serbinë

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se plani franko-gjerman është i dhimbshëm për vendin e tij si dhe për Kosovën.

Këto deklarata ai i bëri në Forumin Ballkanik në Budapest, ku foli në panelin ministror.

“Nuk e di nëse do të presim të jemi anëtar i BE-së. Për çfarë perspektive po flasim, kur dihet se në propozimin franko-gjerman, edhe pse dihet se sa i vështirë dhe i dhimbshëm është edhe për Beogradin edhe për Prishtinën, ka vetëm një fjali që hap perspektivën evropiane”, theksoi ai, raporton Tanjug.

Ministri i Jashtëm serb tha poashtu se Marrëveshjen e Brukselit e ka nënshkruar 10 vjet më parë dhe se sipas tij “shumë gjëra nga ajo nuk janë përmbushur”.

“Sikur kam firmosur një pecetë në këtë restorant”, ka thënë Daçiq.

Të ngjashme