Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se sjellja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Bruksel sugjeron që shqiptarët nuk duan një vazhdim të dialogut, as që duan një kompromis.
“Ata duan të sjellin situatën në një fazë të re në të cilën ata nuk do të flasin më Mogherinin, sepse ata janë të pakënaqur me Brukselin dhe po kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në dialog”, transmeton Klan Kosova.
Duke theksuar se takimi i Haradinajt me përfaqësuesin e BE-së, Federica Mogherini që u mbajt dje në Bruksel, i cili sipas tij ishte i pakëndshëm që as një konferencë e përbashkët shtypi nuk u mbajt, Daçiq, tha se Mogherini qartë kishte arritur në përfundimin se ata nuk kishin asgjë për të folur me gazetarët .
Takimi i djeshëm në Bruksel mes delegacionit të Qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryediplomates evropiane, Federica Mogherini është përcjellë me tensione për shkak të taksës prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, njofton Klan Kosova.