Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, kjo është arsyeja pse asnjë nga zyrtarët e ekzekutivit nuk pati takime me delegacionin e Krimesë.
Kështu tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për gazetën serbe “Politika” pas notës diplomatike që Kievi i dërgoi në Beograd.
I pyetur se si ai komenton kritikat e Kievit se Beogradi shkel Rezolutën 68 të KB, “Integritetin Territorial të Ukrainës”, Daçiq përgjigjet se këto janë “protesta të zakonshme që marrim gjatë gjithë kohës”, dhe rithekson që asnjë ekzekutiv nuk ka marrë pjesë në të.