Kryeparlamentari i ri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një interviste në TV Hepi të Beogradit, u pyet edhe për deklaratat e deputetit nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, dje në Parlamentin e Serbisë.
Daçiq u përgjigj se deputetët nga jugu i Serbisë, nga Lugina e Preshevës, janë të zemruar ndaj tij që nga koha kur ky ishte ministër i Policisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Aso kohe kam arrestuar terroristë nga jugu i Serbisë dhe kam hequr përmendoren kushtuar luftëtarëve të rënë të UÇK-së, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se në opozitë janë deputeti Vlladan Glishiq, deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik – PAD (SDA të Sanxhakut), si dhe deputetët e Muamer Zukorliqit.