Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Panamasë, Laurentino Cortizo, tha se vizita e tij në atë vend, e para që prej shumë vitesh, ishte shumë e rëndësishme.
Kryediplomati serb tha se me zyrtarët në Panama bisedoi rreth çështjeve të rëndësishme, duke përfshirë Kosovën.
“Presidenti vetë dhe të gjithë bashkëbiseduesit në Panama kanë shprehur kënaqësi të madhe me praninë time këtu, pasi ky është një tregues se ne duam të jemi këtu dhe unë kam biseduar edhe për tema që kanë rëndësi për ne, siç është çështja e Kosovës”, tha Daçiq.