Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, raporton se “shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, javën e shkuar kishte shkuar për notën e vendit të pesëmbëdhjetë që do të tërheqte njohjen për pavarësinë e Kosovës”.
Agjencia thotë se bëhej fjalë për Togon, porse gjoja Daçiq nuk kishte dashur ta përmendte.
Po sipas këtij burimi, “kur ky kishte dashur ta publikojë lajmin, Quinti kishte dalë me komunikatë me të cilën porosiste Serbinë se duhej të ndërpresë aksionin për tërheqjen e njohjeve”.
Siç transmetojnë mediat serbe Daçiq nuk kishte dashur të përmendte emrin e vendit, por ato theksojnë se bëhet fjalë për Togon.
“Ne nuk duam të grindemi me askënd”, e citojnë Daçiqin mediat serbe.