Me rastin e deklaratës së ministres së jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe u bëri thirrje autoriteteve serbe që të mos justifikojnë as barrikadat dhe as grupet kriminale që refuzojnë t’i heqin ato, nuk e la pa u lajmëruar servili kujdestar i regjimeve kriminale serbe, Ivica Daçiq.
“Ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka ka deklaruar mbrëmë se po e përkrah “regjimin kriminal të Albin Kurtit” dhe e ka sulmuar brutalisht Serbinë”, ka deklaruar ish-shërbëtori i krimineli të luftës Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiq.
“Ajo me asnjë fjalë nuk e ka përkujtuar Kurtin se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, detyrimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe të mos dërgojë njësitet të armatosura shqiptare në veri e jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, ka pretenduar Daçiq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Paparaci.
Sipas demagogjisë së tij, “barrikadat janë një rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb të kryer nga Albin Kurti”,
“Në vend që ta paralajmërojë që të mos rrezikojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare edhe po e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë. Serbia do të bëjë gjithçka “për paqen”, e udhëhequr nga presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq, por gjithashtu do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb nga terrori dhe masakrat”, ka thënë servili Daçiq, duke mos harruar detyrën që ta lavdërojë liderin e tij suprem.