Dade: Ndarja e Kosovës do të sillte efekt domino

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 08:05 | Nga

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade tha në “Tonight Ilva Tare”, se ndarja e Kosovës nuk është opsion dhe se kjo do të sillte efekt domino në rajon.

Ajo tha se Kosova ka territorin e saj të institucionalizuar dhe sipas saj ndarja nuk është opsion.

“Nuk e besoj si territor të mundur. Kosova ka territorin e vet të institucionalizuar. Besoj se nuk është një lojë që duhet të hapet dhe pastaj do të ketë efekt domino. Unë besoj se interpretimi i kësaj çka ka thënë prof.Qosja është prapë i ekzagjeruar. Nuk dihet në çfarë konteksti e ka thënë këtë. Është bërë si pyetje e parë në studio. Ndarja nuk është opsion”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme