Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Parlamentit të Shqipërisë, Arta Dade tha të hënën se siguria e kufijve të Bashkimit Evropian nuk mund të bëhet duke izoluar shtete.
Dade në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë tha rinia kosovare qysh në kohën e ish-Jugosllavisë ka lëvizur lirshëm, ndërsa aktualisht është nën regjim të vizave.
Ajo tha se perspektiva evropiane është e vetmja mundësi që të kalohen problemet në rajon.