Dafina prishet edhe me Feron, reagon pas publikimit “ilegalisht” të duetit

Prishtinë | 05 Nën 2025 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Të martën, dueti i shumëpritur i këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Feronit Shabani është shpërndarë në mënyrë të paligjshme në platformën TikTok.

Derisa sot gjatë ditës, menaxhmenti i këngëtares reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final.

Në fragmentet e publikuara, Dafina këndon: “Dashninë e vjetër tjetrit s’ja fali, a zemra jem u dogj prej mallit”, ndërsa Fero vijon me vargjet: “S’ka me met, s’ka met, emrin në telefon ta kam lënë prap njejtë. Si na dy kurrë s’kanë me pa”.

Kënga ka arritur të bëhet një hit, duke u shpërndarë me mijëra herë nga përdoruesit e TikTok-ut.

Projekti përfundimtar, sipas menaxhmentit, do të vijë vetëm në versionin solo të Dafinës.

Të ngjashme