Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ironizuar me pyetjen se si e komenton numrin e vogël të votave nga diaspora për zgjedhjet lokale.
Daka ka ironizuar duke thënë, “Ndoshta kisha me qenë ironike, ndoshta iu kam penguar edhe këtë herë unë që të votojnë sepse në zgjedhjet e 14 shkurtit janë thirrë në atë se unë si Valdete Daka iu kam bërë pengesë që të votojnë”.
“Ndoshta kisha me qenë ironike, ndoshta iu kam penguar edhe këtë herë unë që të votojnë sepse në zgjedhjet e 14 shkurtit janë thirrë në atë se unë si Valdete Daka iu kam bërë pengesë që të votojnë. Jo, në fakt për zgjedhje lokale qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës kanë pak interesim sepse vendoset për asamble komunale, për qeverisje komunale ku qytetarët që jetojnë një kohë të gjatë jashtë Kosovës, nuk shohin ndonjë interes që mundet me ndiku në jetën e tyre atje ku janë. Ndërkaq në zgjedhjet parlamentare janë më shumë të fokusuara, ku është në pyetje zgjedhja e Qeverisë, Parlamentit”, shprehet Daka.