Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), me të cilin Enver Peci ishte zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme.
Kushtetuesja ka urdhëruar KGjK-në të mbajë proces të ri të përzgjedhjes, në pajtim me gjetjet e aktgjykimit të saj.
Valdete Daka, e cila kishte kandiduar për këtë post, në mars të këtij viti, kishte paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese kundër përzgjedhjes së Enver Pecit për kryetar të Gjykatës Supreme të e Gjykatës Supreme.
“Konsideroj që më në fund është vërtetuar ajo çka unë kam potencuar në kërkesën time, se sipas nenit 108, paragrafi 1 të Kushtetutës, unë kam pasur të drejtë të përzgjidhem për kryetar të Gjykatës Supreme. Kjo është edhe në bazë të meritokracisë të cilën e kam”, është shprehur ajo.
“Sipas lajmet të cilat i lexova dhe u njoftova me këtë aktgjykim. Gjykata Kushtetuese e ka anuluar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe i ka urdhëruar që të bëhet votimi përsëri dhe ky votim të bëhet duke u bazuar në udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të bëhet në bazë të meritokracisë dhe të jetë transparent”.
Kryetarja aktuale e KQZ-së, të cilës i skadon mandati më 16 qershor 2017, thotë se nuk do të ndalet në synimin për të fituar punën e re në krye të Gjykatës Supreme.