Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga subjektet politike që të respektojnë ligjin.
“Dua të garantojë të gjithë pjesëmarrësit se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët prandaj ju bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë ligjin”.
“Numra që do të tërhiqen janë nga 111 deri në 138”, ka thënë Daka.