Daka: Udhëzimi Administrativ mund të bëhet armë në duart e qytetarëve

Prishtinë | 05 Sht 2023 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka thënë se Udhëzimi Administrativ mund të bëhet “armë” në duart e qytetarëve.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka shtuar se udhëzimi në fjalë mund të përdoret kundër secilit kryetar të secilës komunë.

“Shkarkimi i kryetarëve apo largimi i tyre në këtë mënyrë është pak i çuditshëm sepse qytetarët e një komune vetëm në momentin kur janë të pakënaqur me punën e kryetarëve duhet të marrin një lloj iniciative, përndryshe kjo do të bëhet një armë në duart e qytetarëve të cilët sa herë që kanë dëshirë i mbledhin 20 për qind të nënshkrimeve dhe fillojnë procedurën për largimin e kryetarëve”, ka thënë Daka.

“Kjo mund të përdoret për secilin kryetar të komunave sepse me këtë udhëzim administrativ nuk përcaktohet se cilët kryetarë do të largohen. Kjo vlen për të gjithë komunat e Kosovës, jo vetëm për veriun”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme