Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, është liruar nga detyra me kërkesë të tij.
Sipas njoftimit të SHKK-së të enjten, Gashi e kërkoi këtë për arsye personale.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues”, thuhet në njoftim.
Pas kërkesës së tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra.
Ndryshe, Ali Gashi ka qenë U.D i Drejtorit të Shërbimit Korrektues, pas shkarkimit të Nehat Thaçit.