Dalin emrat e përfituesve të bursave në universiteteve publike në Kosovë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, e ka nënshkruar vendimin për përfitimin e bursave për 1 mijë e 548 studentë të nivelit Bachelor dhe Master, të universiteteve publike në Kosovë.

Bursat do të jenë për vitin akademik 2020/2021.

Shuma e bursës do të jetë 700 euro.

Njoftimi i plotë:

Kam nënshkruar sot vendimin për përfituesit e bursave elitare të universiteteve publike për vitin akademik 2020/2021. Të 1548 studentëve të nivelit bachelor dhe master, përfitues të kësaj burse, ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre akademik.
Dua të rikujtoj se, ky vendim vjen vetëm pak kohë pas vendimit për përfituesit e bursave të tilla për vitin e kaluar akademik, ku përfituan bursë elitare 1514 studentë.
Urime!
Shëndet e suksese!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme