Konkurrentja e re në emisionin e përputhjes së çifteve, Antonela Berisha ka tërhequr vëmendjen e publikut nga deklaratat e saj thumbuese, por edhe nga veshjet e saj të shtrenjta.
Vajza që hyri në emision pak ditë më parë, është stiliste dhe ka origjinë nga Shkodra, por jeton në Milano të Italisë ku ushtron edhe profesionin e saj.
Ndërkohë, ditën e sotme janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me të kaluarën e jetës së saj.
Sipas JOQ ALBANIA, Antonela u bë fillimisht e “famshme” jo nga emisioni, por nga lidhja e saj me një këngëtar shqiptar në Gjermani.