Dalin fotot e para pas nxjerrjes nga liqeni të trupit të pajetë të Florijanës

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur në fundin e Liqenit Como në Itali, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.

24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite pas një aksidenti gjatë hedhjes nga barka, me ç’rast nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit, shkruan lajmi.net.

Pas tri ditësh kërkime intensive, ekipet kërkimore përmes një roboti kanë arritur të lokalizojnë vendin ku është gjetur trupi, në një thellësi prej 204 metrash.

Menjëherë pas kësaj, këto ekipe kanë arritur të nxjerrin trupin nga ajo thellësi, për të vazhduar me procedurat tjera.

Gazeta zvicerane ‘Blick’, ka arritur të sigurojë disa fotografi nga nxjerrja e trupit të pajetë të Florijanës.

Florijana 24 vjeçare, ishte futbolliste me prejardhje nga Lugina e Preshevës, ndërsa përfaqësonte Kombëtaren e Zvicrës në futboll./Lajmi.net/

Të ngjashme