Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Islanda

Prishtinë | 11 Mar 2025 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës.

Takimi do të zhvillohet më 20 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje është pjesë e plejofit të Ligës së Kombeve, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 mars në Spanjë.

Çmimi i biletave varion nga 5 deri në 80 euro, kjo e fundit për zonën VIP.

Të ngjashme