Dalin në shitje këpucët me GPS

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 09:48 | Nga

Një kompani japoneze ka ideuar një GPS që vendoset tek këpucët e të moshuarve që vuajnë nga skleroza dhe alzheimeri. “Ne e dimë se shumë njerëz të moshuar me sëmundje të caktuara zhduken pa lënë gjurmë”, – tha një zëdhënës i kompanisë “Wish Hills”.

“Zakonisht të moshuarit nuk i përdorin telefonat celularë dhe madje nuk lëvizin me dokumente identifikimi, kështu që është e vështirë t’i gjesh ata kur largohen nga shtëpia. Këpucët, janë një objekt i rëndësishëm për lokalizimin e të moshuarve”.

Zbuluesit kanë vendosur një detektor tek këpucët dhe në momentin që të afërmit tuaj largohen 500 metra nga shtëpia, ndizet alarmi.

Për momentin këto lloje këpucësh janë në shitje vetëm në Japoni, ku një e katërta e popullsisë është mbi moshën 65 vjeç. Ndoshta do të shiten edhe në Europë, mund të jetë një ide e mirë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme