Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se zbatimi i masave nga qytetarët ka bërë që ky qytet ende të mos ketë asnjë rast të regjistruar me koronavirus.
Ai poashtu ka thënë se dhjetë pjesëtarë të stafit mjekësorë nga kjo komunë kanë dalë negativ.
“Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skenderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, është shprehur ai përmes Facebook.