Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Këtë e ka bërë të ditur, vet ministri Murati përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Murati, ka bërë të ditur se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionit në mënyrë që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.
Postimi i tij i plotë:
Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.