Dalin pamje nga vendi ku ranë me veturë dy policët

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 09:30 | Nga

Mbrëmë një veturë e policisë së Kosovës me dy pjesëtarë brenda ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot për Periskopin ka thënë se në orët e parë të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkrimin e dy policëve.
“Jemi t’u punu në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësit. Në orën 04:00 janë ndërprerë shkaku i kushteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet”, ka thënë Gashi

“Jemi duke bërë këkrimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje”, ka shtuar ai.

Periskopi ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:

Për këtë rast ka reaguar sot edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Haradinaj ka thënë se e ndanë shqetësimin me familjarët e policëve dhe se është i pikëlluar për rastin

“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë.” ka shkruar Haradinaj

I pari i ekzekutivit ka thënë më tej se kjo ngjarje tregon që Policia janë gjithmonë në shërbim të popullit, e shpesh edhe sakrifikojnë për këtë punë, raporton GazetaBlic.

“Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë.

Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.” ka shkruar Haradinaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme