Mediat turke kanë publikuar video nga ekstradimi i parë i një mbështetësi të Fetullah Gylen, nga Shqipëria drejt Turqisë.
Mësuesi turk Harun Çelik pasi vuajti disa muaj paraburgim në Shqipëri pasi u kap në Rinas me dokumente false, u deportua dje drejt Turqisë për llogari të autoriteteve turke.
Harun Çelik u kap në Rinas 5 muaj më parë me vizë kanadeze false dhe sipas avokatit të tij Alban Bengasi iu refuzua azili politik në Shqipëri, dhe pse Policia e përjashton diçka të tillë.
Në procesin e deportimit të 42-vjeçarit Harun Çelik nga Shqipëria është përfshirë edhe inteligjenca e Turqisë, njëjtë sikur në rastin e Kosovës kur nga Prishtina u deportuan gjashtë shtetas turq./GE