Dalin pamjet e plota se si grupi i Stresit rrah BMT-në: Jam djali i Sali Lushës

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Para pak ditësh ka ndodhur një sherr mes dy rep-artistëve, ku kësaj radhe i përfshirë ishte Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”. Ai së bashku me grupin e tij rrahën ish-anëtarin e grupit “TBA”, Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”.

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e plota të dhunës ndaj BMT-së.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.

Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk am gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë fytyrën.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/291847441_1047976952760617_8743074628895483317_n.mp4

Të ngjashme