Para pak minutave në Brezovicë një veturë është vetaksidentuar, si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.
Zëdhënës i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Agim Gashi, tha se të lënduarit aktualisht janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces.
“Para 20 minutave, një veturë e tipit “Jeep” është vetaksidentuar, kështu ka dalë nga rruga”.
“Të lënduar janë dy persona dhe për momentin janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces”, tha Gashi.