Dalin pamjet e veturave të dëmtuara nga shpërthimi në afërsi të Liqenit të Ujmanit

Prishtinë | 21 Kor 2024 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ka ndodhur një shpërthim.

Këtë e konfirmoi për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se ky shpërthim nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dy vetura.

Policia po merret me zbardhjen e rastit, ndërsa mediumi “Ditori.com”, ka publikuar pamje nga pjesa ku dyshohet se u hodh mjeti shpërthyes.

Të ngjashme