Këto janë momentet kur oficeri i policisë së Lezhës Saimir Hoxha vritet tragjikisht nga 21-vjeçari Aldi Rama. Në pamjet e siguruara nga Klan News shihet edhe e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë.
Siç mund të dallohet, fillimisht është makina e bardhë e policisë që ndalon. 3 efektivët dalin nga mjeti dhe i bëjnë me shenjë që të ndalojë mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë.
Dy prej tyre dalin nga makina ndërsa Aldi Rama qëndron brenda, në sediljen e pasme. Në këtë moment i afrohet oficeri 44-vjeçar që i kërkon dokument identifikimi. Por 21-vjeçari nxjerr pistoletën dhe e qëllon.
Nënkomisari shihet që ecën disa metra larg mjetit dhe më pas rrëzohet. Dy miqtë e autorit rendin të frikësuar, në anën tjetër. Në këtë pikë, Rama merr automjetin dhe largohet me shpejtësi të madhe, ndërsa dy oficerët e tjerë hapin zjarr ndaj mjetit të tij.