Dalin pamjet nga vendi ku babë e bir mbetën të vdekur në Mitrovicë

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.

Nga policia kanë konfirmuar p se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

Zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar se i njëjti është arrestuar.

Në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë nga i dyshuari, djali i tij është avokati Millan Bigoviq.

Mediat lokale në Mitrovicë kanë publikuar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Të ngjashme