Të hënën u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me vdekjen tragjike të ish-kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës, raporton Ekonomia Online.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Arton e Nezir Duraku babë e bir të cilët nga nëntori ndodhen nën masën e paraburgimit.