Dalin rezultatet e testit të Covid-19 për portierin Etrit Berisha

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Serie A ende nuk ka një datë për rifillimin, por të paktën klubet kanë marrë lejen që të stërviten në grup.

Para se kjo të ndodhë, duhet që futbollistët dhe stafet të kryejnë testet për COVID-19, nga dy herë, si dhe analizat e gjakut.

Më pas mund të zbresin në fushë dhe të vijojnë përgatitjet.

SPAL është klubi i radhës që i ka testuar të gjithë, përfshirë edhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berishën.

Ai, sikurse edhe të tjerët, kanë rezultuar të gjithë negativë dhe në klubin italian janë të qetë dhe mund të stërviten normalisht.

Tani, SPAL, por edhe klubet e tjera, pret datën e rifillimit të kampionatit.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të luhet sërish në Serie A./ln

Të ngjashme