Ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me Coronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ka marrë mostrat e 70 personave të dyshuar për t’u testuar nëse janë prekur nga Coronavirusi.
Në mesin e personave që janë testuar janë ata që kanë qëndruar me pesë pacientët që kanë dalë se kanë virusin Corona.
Burime të Express kanë thënë se në mesin e 70 personave, te 4 janë të theksuara më shumë simptomat e virusit dhe mund të dalin pozitiv.
Ndërkohë, deri më tash, janë konfirmuar pesë raste, në tri qytete të ndryshme, të cilat kanë hyrë në karantinë.
Malisheva është qyteti i tretë i karantinuar pas Klinës dhe Vitisë.
Coronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.