Kanë dalë edhe rezultatet e djalit të Trumpit, Donald Trump Junior.
Trump Jr. përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar se rezultatet janë negative.
“Faleminderit të gjithëve që treguat interesim për Donald Trumpin dhe pjesën tjetër të familjes. Ka shumë rëndësi për ne. Unë rezultova negativ dhe ditëve të ardhshme do të kujdesem dhe nëse është e nevojshme do të testohem përsëri. Nëse gjithçka është e qartë, do të kthehem në punë së shpejti”, shkroi ai.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe një pjesë tjetër e stafi rezultuan pozitivë.
Stafi mjekësor i Trumpit të shtunën njoftoi se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.