Në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare deri në ora 11:00 pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve me të drejtë vote sipas KQZ-së është 8.30 për qind, e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues.
Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019 del se në këto zgjedhje dalja është më e vogël.
Më 2019 dalja në zgjedhje e qytetarëve deri në ora 11:00 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë